Rrahman Jasharaj

Rrahman Jasharaj: Ende ka nxënës që nuk janë pajisur me tekste shkollore

Kryetari  i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se ka disa lëvizje pozitive lidhur me furnizim të teksteve shkollore, por që ende ka nxënës që nuk janë pajisur me tekste. “Kemi informacione dhe komunikojmë me kryetarët e sindikatave komunale dhe nga raportet që kemi ka një ndryshim pozitiv rreth furnizimit me tekste shkollore, por, fatkeqësisht duhet pranuar që edhe pse e kemi kaluar javën e tretë të mësimit të shtatorit ende ka shifra që flasin që një pjesë e nxënësve nuk janë furnizuar  me tekste shkollore. Jasharaj tha se problem i veçantë është po ashtu me klasat 6 deri në 9, pasi që librat e këtyre klasave janë shumë të dëmtuara. Jasharaj, shpreson që MASHT-i, ta ketë parë që ka gabuar me vendim, dhe që një veprim të tillë lidhur me furnizimet e teksteve shkollore mos ta përsërisë në vitin e ardhshëm shkollor.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …