Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Kurti po përgatit terrenin për zgjedhje të reja në prill duke u paraqitur si viktimë politike

Dardan Sejdiu ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po synon që vendi të shkojë sërish në zgjedhje gjatë muajit prill, si pjesë e një skenari të menduar politikisht për të rritur numrin e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Sejdiu tha se Kurti po e ndërton narrativën e tij politike mbi rolin e viktimës, me qëllim që në zgjedhjet e ardhshme të marrë edhe më shumë mandate sesa në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. “Kurti do të mundohet, edhe në intervistë tha se i ka 60 vota, por nuk i ka 80. Ia tha edhe Presidentes aktuale se nuk mund ta zgjedhë pa votat e partive opozitare. Unë pres që të ketë sërish zgjedhje në prill dhe pres që beteja të zhvillohet duke fajësuar partitë opozitare shqiptare pse nuk e votuan Vjosën Presidente”, ka deklaruar Sejdiu. Sipas tij, ky skenar është paralajmëruar hapur nga vetë Kurti në intervistën e tij të fundit dhënë për K.Press, ku ai ka theksuar pamundësinë për të siguruar 80 votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit. “E dyta është vazhdimi i këtij pozicionimi, ku nga pushteti luan rolin e viktimës, dhe kjo duket se po funksionon. Pra, ky është skenari. Kurti e thotë këtë në intervistë, po ashtu edhe Albulena Haxhiu e ka artikuluar të njëjtën linjë në intervistën e saj”, ka shtuar Dardan Sejdiu.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ refuzon 28% të aplikimeve për votim nga jashtë Kosovës

KQZ-ja përmbyll numërimin e votave, afat 48 orë për ankesa nga palët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar plotësisht procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e …