leoni

Dardan Sejdiu preferon që Partia Socialdemokrate të lidhë koalicion me Vetëvendosjen dhe Nismën

Dardan Sejdiu preferon që Partia Socialdemokrate të lidhë koalicion me Vetëvendosjen dhe Nismën

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, ka përjashtuar mundësinë e të bërit koalicion me Partinë Demokratike të Kosovë. Megjithatë, ai ka thënë se preferon një koalicion me Vetëvendosjen dhe Nismën Socialdemokrate. “Ne jemi të interesuar të shkojmë të vetëm në garë ne nuk përjashtojmë askënd përveç PDK-së, por që preferenca ime është për një koalicion me Vetëvendosjen, dhe Nismën”, thotë ai. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare pritet të mbahen pas dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj. Ai ka dhënë dorëheqje pas ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë. Shpërndarja e Kuvendit pritet të bëhet më 22 gusht, ndërkohë shumica partive kanë dorëzuar nënshkrimet për mbajtjen e seancës.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Janë 33 mijë e 258 vota nga diaspora për zgjedhjet lokale në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se për zgjedhjet lokale të mbajtura dje në Kosovë …