Airport Adem Jashari
MIT
kek
mbpzhr 2018
Fillimi / Lajmet / Veseli: Bashkëluftëtarët do të më mbështesin edhe në luftën kundër korrupsionit për ta mbajtur rininë këtu

Veseli: Bashkëluftëtarët do të më mbështesin edhe në luftën kundër korrupsionit për ta mbajtur rininë këtu

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli e ka rritur aktivitetin e tij politik më shumë se gjithë të tjerët, në prag të vendimit për shpërbërjen e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje të reja. Ai sot pareshtur ka realizuar vizita dhe takime të ndryshme në terren, duke përcjell mesazhe të ndryshme. Së fundmi ka takuar edhe disa bashkëluftëtarë të tij, veteranë të UÇK-së, të cilët ka thënë se do ta mbështesin në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit, siç e kanë mbështetur edhe në luftën kundër Serbisë. “Me bashkëluftëtarët e mi kujtuam momente krenarie e dhimbjeje nga lufta. U trishtova kur dëgjova historitë e tyre për të rinjtë që po emigrojnë, sepse korrupsioni e nepotizmi i ka lënë pa mundësi në Kosovë. Jam mirënjohës ndaj tyre që njësoj sikurse patën besim tek unë gjatë luftës kundër Serbisë, do të më ofrojnë mbështetjen e tyre edhe në luftën kundër korrupsionit për ta mbajtur rininë këtu”, ka shkruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj: Nuk ka kuptim të flitet për zgjedhje të reja në Kosovë, duhet të implementohet rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit

Haradinaj: Nuk ka zgjedhje të reja në Kosovë, duhet të implementohet rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk ka asnjë kuptim që të flitet ...