DASH

DASH publikoi sanksione të reja kundër disa personave të Maqedonisë, Shqipërisë, Malit të Zi, Kosovës e Bosnjës

Departamenti Amerikan i Thesarit ka publikuar një listë të re të sanksioneve dhe mes emrave është edhe ai i ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Nikola Gruevski. Bashkë me të edhe ish-drejtori i Departamentit për Siguri dhe Kundërzbulimit, Sasho Mijalkov. Po ashtu Amerika ka sanksionuar edhe ish-presidentin malazez, Svetozar Maroviq. Nga Shqipëria, në listën e Departamentit të Thesarit janë: Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi.

Nga Bosnje e Hercegovina janë sanksionuar  ish-nënkryetari i Partisë për Veprim Demokratik Asim Sarajliq, dhe ish-kryeprokurorja,  Gordana Tadiq. Më 8 dhjetor të vitit 2021, Departamenti amerikan i Thesarit kishte  sanksionuar shtatë serbë nga Kosova për përfshirje në aktivitete të krimit të organizuar dhe korrupsionit: Millan Radoiçiq, Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq, Srgjan Vulloviq, Zhelko dhe Andrija Bojiq, si dhe Radulle Steviq. Përveç tyre, në rajonin e Ballkanit, Departamenti amerikan i Thesarit ka sanksionuar më 5 janar të këtij viti edhe anëtarin serb të Presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik. Më 11 prill, Dodikun e ka sanksionuar edhe Mbretëria e Bashkuar.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Policisë së Kosovës thërret Kuvend zgjedhor pas më shumë se një viti, pas shkarkimit të Imer Zeqirit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur të mbajë Kuvend zgjedhor për të zgjedhur kryetarin …