leoni

Dastid Pallaska

Dastid Pallaska: Marrëveshja e arritur është barasvlerësim i Njësive Speciale të Kosovës me një tufë paramilitarsh të Serbisë

Juristi i njohur, Dastid Pallaska, ka kritikuar draft-marrëveshjen që Kosova ka  arritur me Serbinë për të shtendosur  situatën në veri të vendit. Ai ka shkruar se me këtë draft-marrëveshje qeveria ka barasvlerësuar Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës me një tufë paramilitarësh të Serbisë. “Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka deklaruar të mërkurën se teksti i draft-marrëveshjes me të cilën është pajtuar pala e Kosovës, parasheh që në një fazë kalimtare prej gjashtë muajsh targat e veturave të mos hiqen dhe ndërrohen, por vetëm të mbulohen me një letër ngjitëse. Kosova do të tërheqë njësitë speciale të policisë nga pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak ku për një kohë të shkurtër do të vendosen njësitet e KFOR-it, dhe më pas do të hiqen edhe barrikadat që kanë bllokuar rrugët nga serbët lokalë.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: VV-ja po përpiqet të imponojë një rend të ri, i cili është në kundërshtim me rendin kushtetues të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka shkruar se Vetëvendosja po përpiqet të …