Kuvendi  i  Komunës së Malishevës përmbyllë mandatin katërvjeçar të punës

Kuvendi  i  Komunës së Malishevës përmbyllë mandatin katërvjeçar të punës

Me mbajtjen e mbledhjes së tetë të rregullt, sot Kuvendi  i Komunës së Malishevës përmbylli punën katëvejeçare të  ligjislaturës së VI – gjashtë

Miratimi i rendi zë punës u bë , duke hequr pikën jashtë rendit të ditës dhe më pas miratuar unanimisht pikat për debat.

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së -II- të jashtëzakonshme, -III- të jashtëzakonshme dhe mbledhjes së -II- urgjente.

Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Buxhetit  të Komunës së Malishevës për vitin 2022-2024, sipas  kërkesës  nr.04/651 datë: 06.09.2021 të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa e cila pikë u shtyjë për ligjigjislaturën e re e cila do të dalë nga zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/624 datë:02.08.2021 të parashtruar nga Kryetari i Komunës për shqyrtim të mëtejmë të kërkesës nr.28-MB datë: 25.06.2021 të parashtruar nga Drejtoria për Shërbime  Publike, për caktimin e vlerës së qirasë për shfrytëzimin e banesave në objektin e banimit social në Malishevë.

Shqyrtimi dhe miratimi i Strategjisë dhe Planit të Veprimit për mbrojtje nga dhuna në familje 2021-2025 Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.09/211 datë: 09.09.2021 për vendosjen e 4 (katër) familjeve të cilave ju është rrënuar objekti i banimit kolektiv, me rastin e lirimit të pronës për ndërtimin e objektit të shkollës fillore në Malishevë si dhe u rekomandua Drejtoria e Shërbimeve Publike të bëjë zgjidhjen edhe për tri familje të cilat banojnë aktualisht në ndërtesën e banimit social, ku nuk është i destinuar për banim kati  ku banojnë. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/448 datë: 02.09.2021 e parashtruar nga kryetari i fshatit Bubël,  për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Odës  (shtëpisë së përbashkët) për nevojat e bashkëfshatarëve.

  Dhe në fund, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Rrahim Morina dhe shefat e këshilltarëve të partive politike  të përfaqësuara në kuvend, folën për punën katërvjeçare të kuvendit, bashkëpunimin, vështirësitë që e përcollën, rezultatet dhe mangësitë si dhe përplasjet, por  përmbyllja e punës së kuvendit, dha mesazhin e urimeve për njërin apo grupet politike në kuvend me porosinë për të ardhmen  të bëjmë më shumë për qytetarin që na mveshi me përgjegjësi vendimmarrëse.

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro anëtarësimit të  Kosovës në këtë organizatë. …