Daut Haradinaj: Arben Vitia po të mos ishte në Vetëvendosje as asamblist nuk do të kishte arritur të bëhej

Daut Haradinaj: Arben Vitia po të mos ishte në Vetëvendosje as asamblist nuk do të kishte arritur të bëhej

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj,  është cituar të ketë deklaruar se kandidati i tij rival për të parin e kryeqytetit, Arben Vitia po të mos ishte në Vetëvendosje, as asamblist nuk do të ishte bërë.  Haradinaj  duke folur për fushatën në Prishtinë, tha se nëse Vitia do të kandidonte si i pavarur, as asamblist nuk do të ishte bërë. “Ai mund të krenohet me subjektin që i takon, me shumicën që e kanë marrë, por në rast se kish dalë i pavarur as asamblist s’ish bë, nesër le të dalë i pavarur as asamblist s’ka me u bë”, tha Haradinaj. Ai shtoi se Vitia e ka fuqinë e partisë së tij. “Po shoh që fushatën në kryeqytet po mundohet ta bëjë në krah kryeministrit, pasi ai e ka fuqinë e partisë”.

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Kelmendi

38 vjet nga rasti Aziz Kelmendi – ngjarja që tronditi Kosovën dhe Jugosllavinë

Më 3 shtator te vitit 1987 është vrarë, Aziz Kelmendi.  Ai kishte lindur në fshatin …