Vlora Çitaku: Prizrenasit kanë nevojë për një menaxher të suksesshëm si Shaqir Totaj

Vlora Çitaku: Prizrenasit kanë nevojë për një menaxher të suksesshëm si Shaqir Totaj

Në mbështetje të kryetarit të ardhshëm të Prizrenit Shaqir Totaj, ish ambasadorja e SHBA Vlora Çitaku, deputetja e PDK-së Blerta Deliu – Kodra, Luljeta Veselaj – Guta, që të tria anëtare të kryesisë qëndrore të PDK-së të shoqëruara nga bashkëshortja e kryetarit Totaj dhe të gjitha kandidatet femra nga radhët e PDK-së për Kuvendin e Prizrenit, kanë vizituar bizneset në Qendrën më të vizituar në Kosovë “Abi Qarshia” dhe bizneset në rrugën “Adem Jashari”. Gjatë këtyre vizitave Vlora Çitaku, ka dhënë mesazhe të qarta për bizneset prizrenase, se Prizreni, por edhe bizneset tona kanë nevojë për një menaxher të diplomuar e të certifikuar nga SHBA e këtë fat e ka PDK-ja që ta ketë kandidat, përkatësisht të jetë kryetar i ardhshëm i qytetit historik. Rruga e vetme për t’u zhvilluar një qytet dhe për t’u bërë qytet me standarde Evropiane është përkrahja e bizneseve të vogla dhe këtë nuk mund ta bëjë asnjë kandidat më mirë se Shaqir Totaj, andaj e ka shancën Prizreni që të përjetojë një zhvillim të hovshëm ekonomik.

Ndërsa përfaqësuesit e bizneseve të vogla, që kudo u pritën mirë dhe zhvilluan biseda të sinqerta, duke treguar për sfidat dhe pengesat me të cilat janë ballafaquar gjatë katër viteve të shkuara. Pjesa më e madhe e bizneseve madje shtuan se as në kohën e pandemisë, qeverisja lokale nuk u ka afruar as ndihmë e as përkrahje. Andaj, ne do të votojmë shpresën jo vetëm të ndërtimit të qytet, por edhe të ngritjes dhe zhvillimit të bizneseve e kjo shpresë është PDK-ja. “Shpresa e jonë dhe e Prizrenit është te fitorja e Shaqir Totaj, i cili si asnjë tjetër e di diagnozën tonë dhe ka vullnetin për të na ndihmuar, prandaj për këtë arsye nuk do të mungojë as përkrahja jonë.” – u shprehën biznesmenët prizrenas para anëtareve të kryesisë së PDK-së. Edhe përfaqësueset tjera, nga kryesia qendrore e PDK-së kanë kërkuar që më 17 tetor të dalin për të votuar dhe të votojnë Nr. 177, sepse  ai numër është shpresa jo vetëm për Prizrenin, por për gjithë Kosovën, sepse është dëshmuar se është parti shtet ndërtuese dhe sakrifikuese për shtet.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama me Genc Cakajn e Qemal Minxhozin sot në Hagë, kanë vizituar ish kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri Edi Rama, përshpejton krijimin e Komisionit Parlamentar të Posaçëm për Luftën kundër Dezinformimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar nevojën për një përparim të shpejtë në krijimin …