Daut Haradinaj i sigurt: “AAK-ja, e kalon lehtësisht pragun dhe do jetë pjesë e Qeverisë së re”

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, është shprehur i bindur se AAK-ja jo vetëm që do ta kalojë pa vështirësi pragun zgjedhor më 28 dhjetor, por do të jetë edhe pjesë e ekzekutivit të ardhshëm. Haradinaj tha se subjekti që ai përfaqëson është mësuar të përballet me sfida të mëdha dhe se çdo herë ka arritur t’i tejkalojë ato në momente kyçe për vendin. “Kjo historia e pragut… A e kalon AAK-ja? E kemi kaluar shumë herë. Edhe një kohë kanë menduar që vetë fillimi i luftës e çlirimi i vendit është prag i pakapërcyeshëm, por kemi dëshmuar që mund ta tejkalojmë”, tha Haradinaj. Ai përmendi disa prej iniciativave që, sipas tij, Aleanca i ka shtyrë përpara përkundër vështirësive: krijimin e ushtrisë, taksën 100 për qind ndaj Serbisë dhe procesin e nacionalizimit të Trepçës. “Kemi kaluar pragun e ushtrisë, pragun e taksës 100 për qind për Serbinë. Kemi kaluar pragun kur e kemi nacionalizuar Trepçën dhe pothuajse i kemi kthyer aksionet 100 për qind”, theksoi ai. Haradinaj u shpreh se AAK-ja “si kurrë më parë” do të hyjë fuqishëm në Kuvend dhe se pas zgjedhjeve nuk do të ketë qeveri pa pjesëmarrjen e Aleancës.

Kontrolloni gjithashtu

Abdixhiku rrëzon versionin e Presidentes: Pakoja u ofrua, por 15 ditë heshtje, krizë e inskenuar për fajësim politik

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentes Vjosa Osmani, e …