leoni

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj premton hapjen

Daut Haradinaj: Në Kosovë nuk ka dosje të Ushtisë Çlirimtare të Kosovës, të gjitha i janë dorëzuar NATO-s

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, e ka quajtur të çuditshme temën e dosjeve 22 vjet pas luftës. Haradinaj ka thënë se UÇK-ja nuk ka pasur dosje dhe të gjitha materialet i janë dorëzuar NATO-s në kohën e çmilitarizimit të UÇK-së. “Më të thënë të drejtën, është e çuditshme që në vitin 2021 diskutohen temat e dosjeve, me sa jam i informuar. UÇK-ja nuk ka pasë asnjëherë dosje të mbyllura, kanë qenë publike, pjesa më e madhe e atyre materialeve janë dorëzuar në NATO në kohën e çmilitarizimit dhe të transformimin të UÇK-së në TMK. Një prej tyre që e kam udhëhequr këtë proces jam vetë në Zonën e Dukagjinit. Të gjitha materialet, dosjet, armatimi, i kemi depozituar te KFOR-i”, ka thënë Haradinaj. Ai thekson se institucionet e Kosovës kanë rënë pre e politikave të Millosheviqit, që qeverisin aktualisht në Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …