Daut Haradinaj: Dje fitoi populli i Kosovës

Daut Haradinaj: Qeveria e Kosovës ka kohë 30 ditë për ta sjellë në Kuvend Projektligjin për FSK-në

Qeveria e Kosovës ka kohë 30 ditë afat për  ta sjellë në Kuvend Projektligjin për FSK-në, ka thënë kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Daut Haradinaj.  Ajo mund të sjellë edhe më shpejt projektligjin dhe varet edhe prej koalicionit si do të veprojnë. Nuk shoh që ka qytetarë të Kosovës, që janë kundër FSK-së. Lista serbe është kundër dhe për këtë institucionet e vendit janë detyruar që të bëjnë projektligj për transformimin e FSK-së. Nuk shoh deputetë që do të jetë kundër ushtrisë së Kosovës, ka thënë Haradinaj për RTK-në. Ai ka sqaruar se Pakoja e Ahtisarit ka qenë kompromis nga të gjithë dhe ka paraparë themelimin e FSK-së, për një periudhë trevjeçare.

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Dhjetëra aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetëra aksidente janë rapotuar …