leoni

David McAllister thotë se Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave, BE ta njoh këtë të arritur

David McAllister thotë se Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave, BE ta njoh këtë të arritur

Grupi punues Panevropian i Partive Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, organizoi konferencë ku u hap diskutimi me temën “Procesi integrues për shtetet e Evropës juglindore”, panelistë ishin ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha dhe David McAllister, kryetar i Komisionit AFET të Parlamentit Evropian, si dhe eurodeputeti austriak, Lucas Mandle. Ministrja Hoxha, theksoi rëndësinë e procesit integrues për vendet e Evropës juglindore duke vënë në fokus, të arriturat dhe sfidat e procesit integrues, rasti i Kosovës. Procesi integrues, theksoi ministrja Hoxha, është prioritet nacional dhe çështje e konsensusit të gjerë institucional e politik, me përkushtim të fuqishëm në realizimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Reformat e Agjendës Evropiane si dhe reformat tjera, të parapara me strategjitë e përbashkëta.  Kosova është vendi i vetëm pa lëvizje të lirë në vendet e Shengenit. “Ne, kemi përmbushur të gjitha kushtet e parapara me udhërrëfyesin e vizave, theksoi ajo. David McAllister, theksoi se procesi integrues për shtetet e Evropës juglindore, është sfidë të cilën duhet ta fitojnë këto vende, me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Të arriturat e kësaj pjese të Evropës, sot reflektojnë në institucionet e BE-së, duke qenë rajon i paqes, fuqizimit të sundimit të ligjit, demokracisë dhe vlerave tjera të Bashkimit Evropian. Ai ftoi deputetët e Partive Popullore por edhe deputetët tjerë, të vihen krah interesave të këtij rajoni në procesin integrues, duke kontribuar kështu, jo vetëm në zgjerimin e BE-së në këtë pjesë të Ballkanit, por edhe duke hapur dyert për përqafimin e vlerave të BE-së nga qytetarët e këtyre vendeve, duke u bërë zonë e mirëkuptimit, paqes dhe fqinjësisë së mirë. Po ashtu, McAllister vlerësoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim, dhe pret që vendet e BE-së, të njohin këtë arritje dhe të japin dritën e gjelbër për lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …