Trump

David Remick: Fitorja e republikanit Donald Trump është tragjedi për Amerikën

Në një koment të publikuar  pas fitores së Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale në SHBA, redaktori i të përditshmes prestigjioze  amerikane “The New York Times”, zotëri David Remick, shkruan se fitorja e republikanit, Trump është tragjedi për Amerikën, e cila do t’ia japë lamtumirën një presidenti të integritetit, dinjitetit dhe shpirtit bujar, sikur është Barack Obama.  Zgjedhja e Donald Trumpit president nuk është asgjë më pak se një tragjedi për republikën amerikane, tragjedi për Kushtetutën, dhe triumf për forcat në shtëpi dhe jashtë shtetit, tragjedi e nativizmit, autoritarizmit, mizogjinisë dhe racizmit. Fitorja tronditëse e Trumpit, ngritja e tij në Presidencë, është një ngjarje e zezë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe demokracisë liberale.  Më 20 janar 2017, ne do t’i themi lamtumirë presidentit të parë afro-amerikan, një njeriu të dinjitetit, integritetit dhe shpirtit bujar dhe do të jemi dëshmitar të përurimit të një batakçiu, i cili ka bërë pak për ta refuzuar përkrahjen publike përmes forcës së ksenofobisë dhe përparësisë i të qenet i bardhë. Është e pamundur të reagosh ndaj këtij momenti përveç se me zmbrapsje dhe ankth.

(David Remnick është redaktor i “New York Times” që nga viti 1998)

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …