DBPZhR në Deçan gjatë muajit Mars ka mbajt disa trajnime më fermerët e komunës së Deçanit

Drejtoria  për bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Deçanit, gjegjësisht Qendra Informative për Bujqësi së bashku me Shërbimet  Këshilluese te Kosovës gjatë marsit, kanë organizuar  trajnime me fermerët  e komunës së Deçanit, qe janë vazhdimësi e trajnimeve vjetore qe janë te parapara te zhvillohen për fermer nga  te gjitha lëmitë bujqësore: nga pemëtaria, lavërtaria, blegtoria, perimekultura, mbrojtja e bimëve etj.

Trajnime këto që implementohen nga firma Consult Engineering -Projekti: Zhvillimi i zonave rurale përmes avancimit të Shërbimeve Këshillimore

Gjatë këtij muaji u mbajtën këto trajnime:

  1. Tema: Informim për Grandet që ofron MBPZHR

2.Tema:Punët në bletore gjatë muajve Mars-Prill

Interesimi i fermerëve ka qenë shumë i madh nga vetë fakti se temat e trajnimeve kanë qenë aktuale dhe në interes te tyre. Interesimi i tyre ishte nga fakti që të njoftohen me Grantet e këtij viti qe i mundëson; Programi për Bujqësi dhe Zhvillim Rural -2016, që kapë shumën, rreth 23 milion. Grante këto qe do te shpërndahen tek fermerët për Investime në Asetet fizike te fermave bujqësore.

  • Me Objektivë te përgjithshme që te rrisë aftësitë konkurruese te sektorët e bujqësisë.

  • Rritjen e prodhimtarisë bujqësore

  • Krijimin e vendeve të punës

  • Përmirësimin e kushteve në fermë me qëllim të përmbushjes së standardeve kombëtare dhe të BE-së

  • Modernizimi i fermave me pajisje dhe mekanizim etj.

Fermerët u njoftuan me kriteret e aplikimit dhe specifikat tjera qe duhet ti plotësojnë.

Inkurajojmë te gjithë fermerët qe të konkurrojnë në këto grante dhe te fitojnë sa me shumë investime në modernizimin e fermave te tyre.

Po ashtu edhe tema e dytë nga bletaria mblodhi mbi 50 bletarë në trajnimin e fundit : Punët në bletore gjatë muajve Mars-Prill

 Kërkesat e fermerëve të dala nga këto trajnime janë:

  1. Që komuna të ndaj subvencione për fermerët e vegjël qe nuk po mund te përfitojnë nga Ministria

  2. Të mbrohen bletarët nga prurjet e bletëve nga rajonet tjera ne kullosa – territorin e komunës së Deçanit dhe te mbrohen bletët nga pesticidet ne kohën e lulëzimit te pemëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …