leoni

Zharku e Bahtiri nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, për bashkëfinancimin e disa projekteve për ndërtimin e rrugëve dhe trotuareve në këtë komunë.

Projektet që Ministria e Infrastrukturës do t’i bashkë-financojë me komunën e Mitrovicës, kanë vlerën prej 750 mijë euro.

Bashkëfinancimi do të bëhet në këto projekte:

Riparimi i rrugëve dhe ndërtimi i trotuareve në qytetin e Mitrovicës, në vlerë prej 100 mijë eurove, 50 mijë për vitin 2016 dhe 50 mijë euro sipas ndarjeve buxhetore për vitin 2017.

Ndërtimi i rrugës në lagjen “Kollonia” gjegjësisht në “Rifat Dedia”. Ndarjet buxhetore për vitin 2016 prej 20 mijë euro dhe në vitin 2017 prej 80 mijë euro.

Ndërtimi i rrugës, në fshatin Vërnicë, në vlerë prej 550 mijë euro. Ndarjet buxhetore për vitin 2016 janë 30 mijë euro, për vitin 2017 janë 220 mijë euro si dhe për vitin 2018 janë 300 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …