AKB prezanton planin strategjik zhvillimor për periodën 2016-2019

Me përkrahje të Komunës së Mitrovicës, Aleanca Kosovare e Biznesit, prezantoi Planin strategjik zhvillimor 2016-2019, për bizneset e rajonit të Mitrovicës. Pjesëmarrës në këtë takim ishin drejtuesi i AKB-së, Agim Shahini, nënkryetari i komunës së Mitrovicës,  Safet Kamberi, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nasuf Aliu, si dhe koordinatorja e AKB-së në Mitrovicë, Mimoza Abrazhda.

Nënkryetari Kamberi, shprehu gatishmëri për mbështetje të AKB-së, si dhe çfarëdo iniciative tjetër që reflekton në zhvillimin ekonomik të komunës e vendit dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

“Komuna e Mitrovicës ka krijuar politika të mirëfillta  për zhvillim ekonomik. Nga viti në vit kemi bërë hapa pozitivë  në mbështetje të prodhuesve vendorë.  Po bëjmë përpjekje maksimale që t’i ndihmojmë secilit që dëshiron të investoj në Mitrovicë, duke ditur se zhvillimi ekonomik është e vetmja rrugë  për të dal nga kriza. Ne jemi partnerë dhe aleatë të fortë të AKB-së“, tha nënkryetari Kamberi, ndër të tjera.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, falënderoj Komunën e Mitrovicës, për gatishmërinë e treguar  që të mbështes sektorin privat dhe bizneset. “Misioni i AKB-së është të bashkoj shoqatat e bizneseve që ndikojnë në zhvillimin e sektorit ekonomik dhe privat, ndërtimin e partneritetit të qëndrueshëm në mes të sektorit publik dhe privat, me qëllim të rritjes së punësimit dhe plotësimit të kërkesave të konsumatorëve”, tha Shahini.

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nasuf Aliu,  falënderoj të gjithë pjesëmarrësit dhe lavdëroj punën që po bënë AKB-ja, e cila gjithmonë është  e gatshme për mbështetje të bizneseve, prandaj komuna e Mitrovicës ka formalizuar bashkëpunimin me një aleancë kredibile, siç është AKB.

“Ndonëse kemi epitet si komuna  më problematike dhe përkundër buxhetit të vogël që ka komuna e Mitrovicës, ne nuk kemi rreshtur së punuari në gjetjen e strategjive të duhura në  mbështetje dhe stimulim  për prodhuesit vendorë”, tha Aliu.

Koordinatorja e AKB-së, në Mitrovicë, Mimoza Abrazhda, falënderoj Komunën e Mitrovicës, e cila ka treguar vullnet dhe gatishmëri në përkrahjen e bizneseve dhe më pas prezantoj Planin strategjik  zhvillimor  të AKB-së për periodën 2016-2019.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …