leoni

Kuvendi i Komunës së Malishevës, miratoi raportin financiar për vitin 2015

Është mbajtur mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Malishevës, e cila është drejtuar nga kryesuesi i saj, Aziz Thaçi. Në këtë mbledhje, janë marrë disa vendime, është miratuar raporti financiar për vitin 2015, pastaj është miratuar plani komunal për efiçiencë të energjisë, si dhe është shfuqizuar vendimi i mëhershëm për kushtëzimin e qytetarëve, me pagesat e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave.

Fillimisht, KK i Malishevës, ka miratuar kërkesat e dy qytetarëve për ndërrim destinimi të tokës bujqësore në tokë ndërtimore. Në këtë mbledhje, anëtarët e KK-së, janë informuar edhe për përfundimin gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2015-2016.

Po ashtu në këtë mbledhje, anëtarët e Kuvendit të Malishevës, me kërkesë të MAPL-së, pas rishqyrtimit, kanë shfuqizuar vendimin e mëhershëm për kushtëzimin e qytetarëve, lidhur me shërbimet komunale të mbeturinave.

KK ka miratuar edhe planin komunal për efiçiencë të energjisë 2016-2020. Me kërkesë të Asociacionit të Komunave të Kosovës, KK i Malishevës, ka formuar një komision për harmonizimin e propozimit të KK të Malishevës, lidhur me pagat e anëtarëve të Kuvendit të Komunës. Gjithashtu, KK i Malishevës, ka dhënë pëlqimin e një kërkese të një qytetari, për ndërtimin e një sistemi për ujitjen e plantacioneve me mollë.

Ndërsa kërkesa e një qytetari, për ndërrim të paluajtshmërisë të pronës private me pronë publike, ka mbetur për interpretim nga ana e MAPL-së, pasi ajo kërkesë mori një votë kundër, një pro, 18 të tjerë kanë abstenuar, ndërsa dy anëtar të KK-së (LVV), nuk morën pjesë në votim.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …