DBPZhR në Rahovec publikon shpalljen për aplikim për nga një përfaqësues nga OJQ dhe shoqëria civile

Bazuar në ftesën publike të datës 05.07.2021 të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Rahovecit për thirrjen publike për projekt-propozimet të pranuara nga organizatat jo qeveritare (OJQ), ftohen organizatat jo qeveritare, shoqërinë civile, të aplikojnë për të marr pjesë në komisionin e vlerësimit, në cilësinë:

– Një përfaqësues nga OJQ-të

– Një përfaqësues nga shoqëria civile në cilësinë e ekspertit

Përfaqësuesit e lartcekur, do të jenë anëtarë të Komisionit vlerësues për vlerësimin e projekt-propozimeve për projekte për organizimin e festivaleve me karakter tradicional të cilat organizohen nga Komuna e Rahovecit siç janë Festa e vjeljes së rrushit dhe Agrofesta, të pranuara nga organizatat jo qeveritare (OJQ) sipas thirrjes publike të datës: 05.07.2021. Afati për aplikim është deri me datë 09.07.2021 ora 16:00. CV-të duhet të dërgohen në e-mail adresën si vijon: [email protected] dhe të shkruhet në subjekt pozitën për anëtar të komisionit për të cilin aplikoni.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …