Debatohet Korniza Afatmesme Buxhetore e Komunës së Hanit të Elezit 2021-2023

Komuna e Hanit të Elezit mbajti dëgjimin e parë publik lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore të Komunës së Hanit të Elezit 2021-2023. Në hapjen e takimit, Kryetari i Komunës Rufki Suma theksoi rëndësinë e mbajtjes së dëgjimeve publike në mënyrë që të planifikohet mirë buxheti dhe i njëjti të jetë në përputhje me interesat e komunitetit dhe politikave zhvillimore të komunës. Ndërsa Drejtori për Buxhet dhe Financa në prezantimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore të Komunës së Hanit të Elezit 2021-2023 tha se, është dokumenti kryesor mbi bazën e të cilit do të hartohet buxheti vjetor për vitin 2021 dhe orientimet për vitet 2022-2023. KABK– si dokument strategjik paraqet koherencën, koordinimin dhe ndërlidhjen funksionale në mes të prioriteteve të përcaktuara me dokumentet strategjike komunale për zhvillim në njërën anë, si dhe përfshirjen e tyre konkrete e specifike në projeksionet buxhetore për periudhën afatmesme. Në mbështetje të LMFPP, Ministri i Financave nxjerr Qarkoren e parë Buxhetore (QB) nr. 2021/01 – Për Komunat, (dt: 15 Maj 2020); Për të ardhur deri te Korniza Afatmesme Buxhetore Komunale ne jemi bazuar edhe në dokumentet më të rëndësishme strategjike të komunës si: Plani Zhvillimor Komunal (PZHK), Plani Rregullativ Urban (PRRU) dhe Strategjia për Zhvillim social-Ekonomik 2018-2022. Pastaj edhe në Kornizën ligjore si:Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal; Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësit; Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale; Ligjin për Kufijtë Administrativ Komunal. Objektivat e Komunës së Hanit të Elezit

 Mbrojtja, përmirësimi i ambientit dhe infrastrukturës së Hanit të Elezit,

 Trajtimi i ndërtimeve pa leje ndërtimore dhe legalizimit i tyre në tërë territorin e Hanit të Elezit,

 Hartimi i PZHK-së dhe Hartës zonale të komunës së Hanit të Elezit,

 Mbledhja e të arkëtueshmeve (borxhet nga të hyrat e tatimit në pronë, nga ushtrimi i veprimtarive biznesore dhe nga shfrytëzimi i pronës publike),

 Përkrahja e bizneseve të reja dhe ekzistuese,

 Ngritja e shërbimeve dhe rritja e cilësisë në sektorinë e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale,

 Ngritja e nivelit të cilësisë në arsim dhe edukim,

 Përkrahja e aktiviteteve të kulturës, rinisë dhe sportit,

 Ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore,

 Funksionalizimi i çerdhes së fëmijëve për parashkollor,

 Zhvillimi i turizmit rural,

 Zhvillimi dhe zgjërimi i aktiviteteve të sektorit të bujqësisë.

PARASHIKIMET BUXHETORE 2021 – 2023

Të hyrat buxhetore në total për vitin e parë 2021, parashikohen të jenë në shumë prej 2,590,312 €, duke shënuar një rënie prej 151,783 € ose për -5.54%. Me projeksionet e vlerësuara për (2) vitet pasuese, në vitin 2022 do të kemi një masë të buxhetit në lartësi prej 3,154,853 €, kurse në vitin 2023 do të kemi një buxhet në lartësi prej 3,255,290 €. Financimi komunal në vitin 2021, shikuar sipas burimit: nga Transferet Qeveritare shuma prej 2,272,447 € ose 87.73%, nga THVK shuma prej 317,865 € ose 12.27%, pra në total Grantet + THV janë në shumë prej 2,590,312 € apo 100%. Nga ky buxhet që është paraparë për vitin 2021, shpërndarja sipa kategorive ekonomike do të jetë në paga dhe shtesa në shumë prej 1,540,658.00 €, në mallra dhe shërbime në shumë prej 329,258.00 €, në shpenzime komunale në shumë prej 60,000.00 €, në subvencione dhe transfere në shumë prej 67,940.00 € dhe në kategorinë investime kapitale në shumë prej 592,456.00 €

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …