Debelldeasit të kënaqur me rendimentet dhe kualitetin e patates

Ka filluar nxjerrja e patates në fshatin Debellde të komunës së Vitisë. Sipas kultivuesve të kësaj perimekulture, sivjet rendimentet janë të kënaqshme, sikur edhe për nga kualiteti. Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, Naim Pira, ka vizituar këtë zonë, me ç’rast edhe ka takuar disa bujq të këtij fshati që kanë nisur me nxjerrjen e patateve. Në takimin me bujqit Brahim Hasani dhe Izer Hasani, drejtori Pira u shpreh se Institucionet janë të përkushtuara që të mbështesin fermerët dhe të japin shtytje projekteve që kanë për qëllim zhvillimin e bujqësisë në komunën e Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …