Deçani me çmimin më të lartë në festivalin ”Cicërimat buze Ibrit” ne Mitrovice

Shkolla e muzikës “Ardhmëria” në Deçan e cila aktualisht është shkolla më serioze dhe ndër më të suksesshmet në Kosovë, serish më sukses të ri. Kësaj herë Deçani u prezantua me të talentuarën Stina Binakaj e cila ishte triumfuese absolute e festivalit “Cicërimat buze Ibrit” ne Mitrovicë, e vetmja qe mori dy çmime. “Zëri i zemrës” me tekst nga Suela Tukaj, muzike nga Shkodran Tolaj dhe orkestrim nga Jetmir Mehmeti mori çmim për prezantim skenik, për çfarë dhanë kontribut katër vajza të mrekullueshme të shkollës Engji Mustafaj, Flutra Lokaj, Yllka Berisha dhe Albina Demhasaj dhe çmimin Special nga juria e festivalit e cila ne mesin e kompozimeve të reja i dha kësaj kënge çmimin kryesor të festivalit.

Ne këtë festival u interpretuan 7 këngë të dëgjuara ” live” dhe 10 krijime të reja ne mesin e të cilave “Zëri i zemrës” ishte jashtë çdo konkurrencë. Deçani po dëshmon se ka kualitete të jashtëzakonshme të fëmijëve që kanë fat të punojnë profesionalisht më profesorin-këngëtar i njohur Shkodran Tolaj.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …