Deçani do ta shtrijë shërbimin në grumbullimin e mbeturinave 100% nga data 15.12.2019

Është mbajt takimi koordinues për zhvillimin e aktiviteteve përcjellëse në shtrirjen e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në tërë territorin e komunës së Deçanit. Pas informimit dhe regjistrimit të amvisërive, bizneseve dhe institucioneve, gjatë fazës se dytë në 13 fshatrat e mbetura, ndërmarrja komunale ,,Higjiena” ne koordinim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, do të shtrijë shërbimin në100%, nga data 15.12.2019.

Vullneti institucional, ekipet e koordinuara mirë duke realizuar punën në terren sipas dinamikes së paraparë në këto dy jave do ta sjellin Deçanin ne një komunë të pastër dhe ekologjike, duke realizuar shërbimin bazik në tërësinë territoriale, me qëllim shërbime më të mira për qytetarë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi ka pritur në takim grupin koordinues për infrastrukturën sportive në Republikën e Kosovës

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në takim grupin koordinues për infrastrukturën …