leoni

Deçani drejtë realizimit të synimit për Deçanin Ekologjik dhe të pastër

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë me Drejtorin e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim Izet Zenuni, përfaqësues të Ndërmarrjes Komunale ,,Higjiena’’ dhe përfaqësues të GIZI-it Gjerman, kanë takuar kryesuesit e fshatrave dhe drejtorët e shkollave në këto fshatra, si në Isniq, Lëbushë, Dubovik, Prapaqan, Llukë e Ulët, Papiq dhe Lumbardh, ku kanë diskutuar lidhur me shtrirjen e rrjetit për grumbullimin e mbeturinave edhe në këto fshatra. I pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ndër të tjera tha se jemi të përkushtuar maksimalisht bashkë me akterët relevant që ta shtrim rrjetin e mbulueshmërisë deri në fund të vitit në të gjitha fshatrat e komunës së Deçanit, për të siguruar një ambient më të pastër, andaj kërkoi nga ana juaj që të na bashkoheni në këtë nismë të mbarë duke ju krijuar mundësin e ekipeve tona që do dalin në teren për të ju njoftuar më hollësisht për regjistrimin e ekonomive familjare dhe bizneseve, orarin e grumbullimit të mbeturinave, tarifat etj. Ekipe të koordinuara më personat përgjegjës do të jen në terren nga nesër më dt.14.11.2019 (e enjete) dhe do të nisin nga fshatrat Lëbushë dhe Insniq, për të mbyllur ditën e diel më datë 17.11.2019 në fshatrat e lartcekura. Bashkëpunimi juaj me ekipet tona do të jetë shumë i rëndësishëm. Një bashkëpunim i mirë mes qytetarëve dhe akterëve relevant, padyshim se do të sjell edhe rezultatin e duhur që të kem një Deçan Ekologjik dhe të pastër.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …