Deçani Ekologjikë, komunë e pastër

Vijon informimi qytetar në fshatrat e komunës së Deçanit ku parashihet të shtrihet shërbimi i grumbullimit të mbeturinave prej kompanisë komunale “Higjiena”. Sot ekipet e koordinuara nga Drejtoria e Shërbimeve Publike Mbrojtje dhe Shpëtim, në bashkëpunim me Kompaninë Komunale ,,Higjiena’’ gjatë tërë ditës kanë regjistruar ekonomit familjarë në fshatrat Lëbushë dhe Isniq, ky aksion do të vazhdoi edhe në fshatrat Dubovik, Prapaqan, Llukë e Ulët, Papiq dhe Lumbardh. Nga dita e hënë kompania “Higjiena” do të nisë grumbullimin e mbeturinave sipas planit operativ në fshatrat e lartpërmendura. Komuna e Deçanit falënderon banorët për bashkëpunimin e tyre me qëllimin e përbashkët për një Komunë të Pastër dhe Ekologjike

Kontrolloni gjithashtu

Titujt e Kampionëve nuk kanë të ndalur për skuadrat ferizajase

Ferizaj ka shkruar histori në volejbollin e Kosovës duke fituar titullin e dytë të kampionit …