Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore të Diabetit, në QKMF-në e Vitisë hapet një Zyre këshillimore falas për këtë sëmundje

Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, ka shënuar Ditën Botërore të Diabetit. Me këtë rast një ekip i QKMF-së, në qendër të qytetit të Vitisë, ka shpërndarë fletushka informative mbi këtë sëmundje si dhe kanë bërë matjen e sheqerit në gjak. Me këtë rast ekipin i cili po merrej me këtë aktivitet e kanë vizituar Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Basri Aliu dhe Drejtoresha e QKMF-së, Vjollca Kadolli – Halili. Drejtoresha Kadolli-Halili potencoi se kjo komunë po vazhdon me shënimin e ditëve të ndryshme të shëndetësisë me qëllim që qytetarët vitias të njoftohen rreth sëmundjeve të ndryshme dhe parandalimin e pasojave. Ajo gjithashtu pati edhe disa këshilla për personat me diabet.” Këshillojmë pacientet me diabet që të kontrollojnë peshën e tyre, të bëjnë kufizimin e sheqernave të rafinuara si dhe të rrisin konsumin e sasisë së fibrave në dietë dhe të këshillohen me mjekun. Megjithatë në këtë ditë ne kemi hapur edhe një zyre këshillimore në QKMF-në e Vitisë, ku qytetarët që vuajnë nga diabeti do mund të marrin informacione falas mbi trajtimin e duhur ndaj kësaj sëmundje”, u shpreh Drejtoresha Kadolli-Halili. Përndryshe sipas Federatës Ndërkombëtare të Diabetit rreth 387 milionë njerëz janë të prekur me diabet ku pritet sipas tyre numri i tyre mund të arrijë deri në 600 milionë dhe atë deri në vitin 2035.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …