leoni

Deçani ka ndryshuar, është fakt që nuk mund ta mohoj askush

Këto tri vitet e fundit, projekte të shumta i kanë dhënë pamje dhe imazh krejtësisht Deçanit! Kjo padyshim falë punës dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm dhe të pandalshëm të kryetarit të komunës Bashkim Ramosaj! Kryetari Ramosaj kishte premtuar kushte me të mira në arsim, premtim i realizuar, ka ndertuar 7 shkolla të reja dhe të gjitha tjerat janë renovuar, me gjitha pajisjet bashkohore! Ka premtuar shëndetësi më të mir, tanimë e kemi emergjencën e re, shtëpinë e shëndetit të renovuar tërësisht me pajisjet me moderne mjekësorë, ambulancat në fshatra funksionale, gjithë mjeket e rijnë dhe ata në pension të angazhuar me vendimin e kryetarit Ramosaj, dhe menaxhim i shkëlqyeshëm i pandemisë (madje trajtim edhe në shtëpi i të infektuarve). Ka premtuar Deçanin Ekologjik, e ka realizuar, pikërisht falë punës së madhe të ti, e ka pavarësuar ndërmarrjen N.P.L Higjiena, duke investuar me gjithë potencialin e tij, në makineri, objekte, kontejnerë, pajisje moderne për mirëmbajtjen e pastërtisë, dhe sot Deçani fal kryetarit Ramosaj është shembull me i miri i pastërtisë në Kosovë, me menaxhim të mbeturinave, mirëmbajtje të shesheve, parqeve, lapidarëve të dëshmorëve, hapësirave publike, institucioneve, rrugëve, etj. Ka premtuar rrugë moderne, e vërteta shihet me sy, kurrë më bukur nuk e ka pasur infrastrukturën rrugore, duke filluar nga qendra e qytetit ku dallimi është 100%, e mbi 90% e rrugëve e rrugicave në fshatra (projekt ky që do realizohej këtë vit sikurse mos ti tërhiqte mjetet Qeveria Kurti, por që do kryhen me buxhetin e komunës. Ka premtuar investime në turizëm, rruga Deçan – Plavë, është quajtur ndryshe “Rruga e Jetës” që përpos që i lidhë shqiptarët mes veti, krijon kushtet me të mira për turizmin verorë dhe dimëror, dike e shndërruar Deçanin ne destinacion turistik. Rruga për në bjeshkën e Strellcit po ashtu është një investim jetik për zhvillimin e turizmit në atë pjesë, rruga për në fshatin e lashtë – Belle, projekti për rrugën e Pleqes dhe për bjeshkën e Deçanit janë në implementim! Qendra e Skijimit në bjeshkën e Belegut është po ashtu një nga projektet e kryetarit Ramosaj, sikurse shtegu turistik “Via Ferrata” e shumë projekte tjera i kanë hapur perspektiv tjetër zhvillimit të qytetit tonë, që i siguron një të ardhme dhe mirëqenie më të mirë qytetarëve tonë! Shtratit i Lumbardhit bashkë me shëtitoren është një projekt tjetër madhështorë që i ka dhënë pamje tjetër të bukur e madhështore qytetit të Deçanit, e që mban vulën e kryetarit Ramosaj! Gjithashtu po shkon drejt përfundimit projekti i shëtitores ne drejtim te Grykës së Deçanit dhe “kronit të thanës” me pamje tepër të bukur! Qendra Rinore në Deçan po bëhet një nga objektet me të bukura e më atraktive për rininë  jo vetëm të Deçanit, por të Kosovë! Elektrifikimi i qytetit dhe fshatrave të komunës sonë, po ashtu është një projekt tjetër qe po punohet deri në finalizim. Përderisa para tri viteve 70% te qendrës së qytetit nuk kishte elektrifikim, tani 70% e gjithë territorit të komunës sonë është e ndriçuar, dhe po shkon drejt finalizimit të përgjithshëm! Është duke u punuar në rregullimin e rrjetit elektrik në 15 fshatra që kishin probleme nga rrjeti i vjetruar, si dhe rrjeti elektrik dhe fijet optike telefonike për në bjeshkët e bukura të Deçanit! Janë rregulluar e do rregullohen gjithë lapidarët e dëshmorëve gjithandej territorit të komunës së Deçanit, me respekt e lavdi të përhershme ndaj atyre që na sollën lirinë, obligim ky i brezave gjithmonë! Për herë të parë 388 fermerë do të subvencionohen dhe ndihmohen me pajisje dhe mekanizma bujqësorë, janë hapur kanalet e ujitjes, dhe ju është dhe mbështetje maksimale fermerëve, bujqve e blegtorëve. Pas shumë vitesh kryetari Ramosaj ka planifikuar dhe shpallur bursa për studentë, fillim ky që do të jetë në vazhdimësi, çdo vit. Janë ndihmuar me qindra e qindra familje ne nevojë, për çdo gjë, dhe gjithçka që ka pasur mundësi komuna! Janë rregulluar dhe kyçur në ujësjellës gjitha fshatrat e komunës se Deçanit, dhe pas rastit me helmime, kryetari Ramosaj ka filluar të gjitha procedurat ligjore që rrjetin e ujësjellësit ta pavarësoi nga Hidroregjioni i Pejës (nëse nuk ka bllokada nga Qeveria Kurti) në mënyrë që gjithë qytetarët e Deçanit të kenë uji të mjaftueshëm dhe mirëmbajtje të mirëfilltë të rrjetit të ujësjellësit (si dhe mundësi për riparimin e ujësjellësit për Strellc, e disa fshatra, të cilat komuna i ka ndarë mjetet, por që nuk janë implemtuar nga Hidroregjioni). Janë edhe shumë projekte, kulturore, rinore, sportive, e investive që edhe mund ti kem harruar. Brenda dy viteve, dy herë Deçani me pa të drejt është dëmtuar në aspektin buxhetorë! Me ardhjen e Qeveris Kurti 1, u ndërprenë shumë projekte, të cilat më vonë u rikthyen në Qeverisjen e  AAK-LDK, por që të cilat u ndërprenë prap me ardhjen në pushtet të Qeveris Kurti 2. Qeveri kjo e cila e ka halë në sy Deçanin e Dukagjinin (me pa të drejtë, me vendimet e tyre ju ka bërë padrejtësi të madhe qytetarëve të Deçanit e Dukagjinit, duke ndalur fondet për rrugën Deçan – Plavë, për bjeshkën e Strellcit, Autostradën e Dukagjinit, projektin e kanalizimit për fshatrat e komunës së Deçanit, projektet e kanaleve të ujitjes, dhe projektin (llotin e fundit) për asfaltimin e gjitha rrugëve e rrugicave në gjithë territorin e komunës së Deçanit). Ajo që mund të themi, është se fjalë ka mjaftë, ato nuk ndalen kurrë, siç thotë populli “fjalët e hallkut, e birat e gardhit, nuk mshelen kurrë” por veprat janë ato që flasin me së miri, dhe janë argumente me te cilat ballafaqohet gjithsecili! Andaj nisur nga kjo mburremi dhe jemi krenarë me punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të kryetarit Ramosaj, sepse ne jetojmë në ketë vend, i shohim dhe i përjetojmë ndryshimet që i ndodhin këtij vendi! I gjithë ky angazhim dhe sukses i arritur, duhet të fuqizohet për të vazhduar, me 17 tetor, që të gjithë, në mbështetje të atij që veç sa e ka dëshmuar veten, që puna i fletë, kryetarit që emrin e tij sa të ekzistoj toka dhe Deçani do ta kenë projekte të mëdha, që breza e breza do ti gëzojnë!

Kontrolloni gjithashtu

E enjtja, dita e takimeve me qytetarët e komunës së Rahovecit

Të gjithë ata që shkuan për t’u takuar me udhëheqësin e komunës së Rahovecit dhe …