Deçani mbajti tri dëgjime publikë për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2017-2019

Më organizmi të Komitetit për Politikë dhe Financa dhe Drejtorisë për Buxhet dhe Financa të Komunë së Deçanit janë organizuar  tri Dëgjime Publike

  1. Dëgjimi Publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2017-2019

  2. Dëgjim Publik për Kornizën afatmesme Buxhetore 2017-2019 Linja Buxhetore për Shëndetësi

  3. Dëgjim Publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2017-2019 Linja Buxhetore për Arsim

Të  tirja dëgjimet buxhetore janë udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë z.Jashar Bobraj ku i pranishëm ishte edhe drejtori për Buxhet dhe Financa z.Agron Demukaj, për të dhënë sqarimet e duhura e  të cilët edhe kishin thirrur edhe  takimet.

Ani pse të ftuar ishin qytetarët, subjektet politike, shoqëria civile dhe akter  tjerë relevant për të dhënë kontributin e tyre më vërejtjet, sugjerimet, propozimet dhe rekomandimet  e tyre  pjesëmarrja e qytetarëve  nuk ishte e kënaqshme.

Në takimin e tretë   lidhur më  Dëgjimin  Publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2017-2019 Linja Buxhetore për Arsim pjesëmarrja  ishte më e kënaqshme nga  drejtorë dhe sekretarë të shkollave të komunë së Deçanit të cilët nga afër morën edhe shqetësimet lidhur më mbulimin e pagave të mësimdhënësve te komunë së Deçanit ku komuna duhet të ndajë  978 mijë euro për pagat e mësimdhënësve mbase  me decentralizimin e buxhetit të shkollave është viti i tretë që komuna e Deçanit përballët më këtë problem.

Shqetësuese mbetet me vet faktin se komuna e Deçanit, ka një buxhet të varfër dhe ndarja e kësaj shume dukshëm ulë investimet në komunë.

Por  është kërkuar nga të gjithë drejtorët e shkollave që të bëjnë të pa mundurën për ndarjen e këtyre mjeteve për mbulim të pagave edhe për vitin kalendarik 2016/2017.

Drejtori i Arsimit z.Qazim Maloku, u zotua se më pensionimin e mësimdhënësve nuk do të hapen konkurse të reja por do të behët shpërndarja e orëve konkurs  do të hapet  vetëm për persona te cilët ka mungesë te plotësimit të normës më drejtim adekuat.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi ka pritur në takim grupin koordinues për infrastrukturën sportive në Republikën e Kosovës

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në takim grupin koordinues për infrastrukturën …