leoni

Deçani organizon aktivitete për nderë të 9 vjetorit të Pavarësisë

Për nder të 17 Shkurtit, 9 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në komunën e Deçanit të enjten më 16 Shkurt 2017 do të mbahen disa aktivitete.

– Ora 11:00, në Kompleksin Memorial ,,Dëshmorët e Kombit’’ në Gllogjan, behën homazhe dhe vendosen kurora më lule nga përfaqësues Institucional përfaqësues të Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së në Dukagjin, familjarë të dëshmorëve, invalid dhe veteranë të luftës së UÇK-së dhe qytetarë.

– Ora 12:00 në Pallatin e Kulturës ,,Jusuf Gërvalla’’ në Deçan premiera e shfaqjes ,,Diçka për Deçanin!? ’’ mbështetur nga kryetari i Komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj.

Në këtë shfaqje trajtohen tema aktuale më regji të Marigona Bekteshit dhe menaxherit Mirsad Ferati.

– Ora 15:00 Në kuadër të kampanjës në përkrahje të ish-Kryeministrit dhe Liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, dhe me qellim të rikthimit të artit dhe aktiviteteve kulturore në Komunën e Deçani, në Pallatin e Kulturës “JUSUF GËRVALLA” në Deçan do të organizohet ekspozitë e piktorit Deçanas prof. Nezir Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …