Dejona Mihali shpërthen ndaj drejtësisë, opozitës dhe PZAP: “Gjyqtarët duken si shoqatë peshkatarësh”

Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar me tone të ashpra pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos e certifikuar subjektin e saj për pjesëmarrje në zgjedhje. Në një postim publik, ajo ka sulmuar drejtpërdrejt gjyqësorin, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, PZAP-in si dhe partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK. Mihali ka krahasuar KGJK-në me “shoqatën e peshkatarëve” dhe ka ngritur pikëpyetje serioze për takimet e gjyqtarëve me ambasadorë, duke lënë të kuptohet se drejtësia ndikohet nga faktori ndërkombëtar dhe vepron nën presion. “A ka lidhje me shtetin e vet sistemi ynë i drejtësisë apo është i pavarur nga problemet e sigurisë së vendit?” – pyet Mihali. Ajo ka akuzuar opozitën për frikë dhe hipokrizi politike, duke thënë se partitë që dikur amnistuan kriminelët e Listës Serbe, sot nuk kanë guxim as të marrin një qëndrim të qartë. Në qendër të reagimit është përfshirë edhe Lista Serbe, të cilën Mihali e cilëson si strukturë që “nuk përfaqëson interesat e serbëve të Kosovës”, por si një instrument të Beogradit për destabilizim të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Nga izolimi europian drejt botës serbe: VLEN mban përgjegjësi historike

Çështja e Alta Bankës është kapje strategjike e mekanizmave të vendit dhe dëshmi e margjinalizimit …