Del nga shtrati lumi Mirusha në Malishevë si pasojë e reshjeve të pandërprera gjatë dy ditëve të fundit

Del nga shtrati lumi Mirusha në Malishevë si pasojë e reshjeve të pandërprera gjatë dy ditëve të fundit

Si pasojë e reshjeve të pandërprera gjatë dy ditëve të fundit është rritur niveli i ujit në lumin Mirusha, i cili në disa vende ka dalë nga shtrati. Kështu bën të ditur Komuna e Malishevës. Sipas një njoftimi të Komunës, lumi ka dalë nga shtrati duke përmbytur toka bujqësore por nuk ka dëme. Të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe nuk janë regjistruar depërtime të ujit në ndonjë shtëpi. “Megjithatë, ekipet përgjegjëse komunale janë në gatishmëri nga dita e shtunë, duke e vëzhguar situatën”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës. Me përmbytje të mëdha zona e Malishevës është përballur vitin e kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

“Shqiptarët për Amerikën” kërkojnë nisjen e Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA

Organizata “Shqiptarët për Amerikën” ka bërë thirrje për fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve …