Delawie

Ambasadori Delawie kërkon që të mos ketë vonesa në emërimin e gjyqtarëve për Gjykatën Kushtetuese

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, ka kërkuar që të mos ketë vonesa të mëtutjeshme në emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Ai ka thënë që politika nuk ka vend në Kushtetutë dhe gjyqtarët e Kushtetueses duhet të emërohen menjëherë.

“Politika nuk ka vend në kushtetutë. Jo më shumë vonesa: Asambleja duhet të emërojë tre gjyqtarë të kualifikuar të Gjykatës Kushtetuese tani. Gjykata më e lartë thelbësore e Kosovës mund të funksionojë dhe të mbrojë  sundimin e ligjit”, ka shkruar Delawie.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …