Manifestimin Jubilar të 20 vjetorit të “ Njohjes së UÇK -së “ nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Richard Holbrooke

Është mbajtur manifestim jubilar për nderë të 20 vjetorit të vizitës të emisarit special të shteteve te bashkuara te Amerikës Richard Holbrooke, bërë kullave të Junikut të cilat në atë kohe ishin duke u qëndruar heroikisht sulmeve se bashku me djemtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me një disiplinë dhe rregull ushtarak të nivelit të lartë që kishte organizuar komanda e Junikut. Nga këtu, nga Kullat e Junikut, Richard Charles Albert Holbrooke e përcolli mesazhin tek ndërkombëtarët se UÇK është një ushtri e cila ka organizim të mirëfilltë, dhe se po mbron tokën e vetë, vendin e vet, po lufton për Lirinë e vet, dhe nuk është ushtri çfarë armiku e kishte paraqitur tek të tjerët. Kryetari i Komunës se Junikut Agron Kuçi, e kujtoj këtë datë të veçantë si njëra ndër datat me historike për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në atë kohe. Sepse njohja e UÇK-së bashkoj shumë miq ndërkombëtare të cilët dolën në krahë te çlirimtarëve dhe larguan pushtuesin nga këtu. Në këtë takim morën pjese Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, Gjenerali i FSK-së Nazmi Ibrahimi, ish zëdhënësi i UÇK –së Lumë Haxhiu, deputetja Teuta Haxhiu, përfaqësues te organizatave te luftës dhe qytetare nga Junikut dhe më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Ukshin Hoti ka vetëm ditëlindje!

Komuna e Rahovecit sot, më 17 qershor 2024, i fton bashkëvendësit që të bashkohen në …