Delawie: Prokuroria po sfidohet në pjesën veriore të Kosovës

Delawie: Kosova po bën përpjekje në luftimin e trafikut me njerëz por mbetet shumë punë për t’u bërë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Dellawie, në konferencën për Ditën e BE-së Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka deklaruar  se Kosova po bën përpjekje domethënëse në luftimin e këtij krimi, por ende mbetet shumë punë për t’u bërë, me qëllim që të plotësohen standardet ndërkombëtare, për eliminimin e trafikimit. Në këtë konferencë ai tha se ka shpresë se Qeveria do të punojë edhe për themelimin e strehimores në komunat në veri të vendit dhe në identifikimin e fëmijëve që detyrohen të kërkojnë lëmoshë, në mënyrë që ata të kthehen në shkollë. Institucionet e vendit duhet të kenë zero tolerancë për të gjithë ata zyrtarë që ndihmojnë trafikimin me njerëz, duhet të vazhdojnë hapat pozitiv, në ndalimin dhe ndëshkimin e trafikuesve, përfshirë edhe përmes përpjekjeve të suksesshme të njësitit policor, kundër trafikimit me qenie njerëzore, saktësoi Delawie.

Kontrolloni gjithashtu

Bardhyl Mahmuti ka mohuar autorësinë e komunikatës së 59-të të UÇK-së, ku ishte shpallur tradhtar Gani Geci, për vrasjen e Abedin Rexhës

Dëshmitari, Bardhyl Mahmuti, gjatë paraqitjes  së tij  para trupit gjykues në gjykimin kundër krerëve të …