Delegacioni i Kongresit amerikan viziton Luginën e Preshevës, vlerësohet si mesazh mbështetjeje për shqiptarët

Një delegacion zyrtar i Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i udhëhequr nga Keith Self, kryetar i Nënkomitetit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan Keith Self, ka vizituar Luginën e Preshevës, në kuadër të një vizite zyrtare në rajon. Vizita është vlerësuar nga veprimtari shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari si një zhvillim me rëndësi historike, duke e cilësuar si sinjal të qartë se çështja e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc mbetet e pranishme në vëmendjen e institucioneve amerikane. Sipas tij, kjo vizitë kontribuon në forcimin e paqes, stabilitetit dhe demokracisë në rajon, si dhe në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Ballkan. Bajraktari ka theksuar gjithashtu se delegacioni amerikan po ndjek një traditë angazhimi të mëhershëm të përfaqësuesve të Kongresit në çështjet shqiptare në rajon, duke përmendur edhe vizita të mëparshme të zyrtarëve amerikanë në Kosovë dhe Shqipëri. Ai ka shprehur mirënjohje për angazhimin e komunitetit shqiptaro-amerikan, duke e cilësuar diasporën si faktor të rëndësishëm në mbështetjen e kauzës kombëtare dhe forcimin e lidhjeve me Shtetet e Bashkuara.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …