Delegacioni i Odës së Afarizmit të Kosovës u prit në takim nga drejtori i Shoqatës së Bankave të Kosovës

Delegacioni i Odës së Afarizmit të Kosovës u prit në takim nga drejtori i Shoqatës së Bankave të Kosovës

Delegacioni i Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) u prit në takim nga drejtori ekzekutiv në Shoqatën e Bankave të Kosovës (SHBK) Petrit Balija dhe zyrtari i lartë i operacioneve Kreshnik Kosumi. Qëllim i këtij takimi ishte njohja nga afër e të dyja palëve dhe diskutimi lidhur me mundësitë e bashkëpunimit, në çështjet që janë me interes të përbashkët. Në këtë takim njoftues mes OAK dhe SHBK, u diskutua lidhur me aktivitetet e të dy organizatave dhe mënyrën se si bashkërisht mund të japim kontribut në klimën e të bërit biznes në vend. Të dyja palët theksuan rëndësinë e koordinimit në çështje specifike, në mënyrë që vendi të ketë oferta atraktive për investitorët dhe në parim u pajtuan me disa pika të cilat janë me interes të përbashkët dhe lanë të hapura mundësitë e një bashkëpunimi të mundshëm në të ardhmen. OAK në këtë takim u përfaqësua nga: Kryetari i bordit Skënder Krasniqi, sekretari Diamant Elshani, pronari i kompanisë Meka, Burim Piraj dhe koordinatorja Donika Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Hovenier paralajmëron Kosovën: Refuzimi i ofertës së Trumpit për gazin mund të zbehë interesin amerikan

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një pjesë …