Delegacioni i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar vizitoi komunën e Deçanit

Delegacioni i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar i përbërë nga Shukri Ymeri Kryetar, Muhamet Belaj zv.kryetar, Skender Musliu dhe Adnan Rexhepi anëtarë të Kryesisë Qendrore të Lobit, janë pritur të martën nga i pari i komunës së DFeçanit Rasim Selmanaj, zyrtari për diasporë Sutki Hulaj dhe Drejtori i Zhvillimit Ekonomik Betim Mataj. Ky delegacion u njohë për se afërmi më zhvillimet në komunën e Deçanit, projektet të cilat janë realizuar dhe ato të cilat do të përfundohen brenda këtij viti.

Delegacioni në shenjë nderimi vendosi kurorë me lule dhe bën homazhe në Kompleksin Memorial ,,Dëshmorët e Kombit ‘’ në Gllogjan, po ashtu vizituan edhe familjen Haradinaj ku u pritën nga Bacë Hilmi Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …