Delegacioni nga Sunderni vazhdoi vizitat në Malishevë

Delegacioni nga Sunderni i Gjermanisë, në ditën e dytë të qëndrimit në Malishevë, ka vazhduar vizitat në Malishevë. Gjatë ditës së shtunë, delegacioni nga Sunderni, me në krye kryetarin Ralph Brodel, i shoqëruar nga kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, kanë realizuar disa vizita si dhe kanë diskutuar rreth mundësisë së bashkëpunimit në fushat e kulturës, rinisë sportit dhe turizmit.

Kryetari Begaj dhe drejtoresha për kulturë, rini dhe sport, Blerta Krasniqi, e kanë informuar delegacionin nga Sunderni, për resurset e Malishevës, në këto fusha, ku u dhanë idetë për organizime të përbashkëta mes Sundernit dhe Malishevës.

Gjatë ditë, janë vizituar muzeu dhe biblioteka e qytetit, stadiumi i futbollit, e më pas edhe Ujëvarat e Mirushës, si atraksionin turistik.

Pas njohjes me historinë e popullit shqiptar, me kulturën, traditën dhe me luftën e fundit, është bërë edhe një vizitë në kompleksin memorial në Prekaz, ku nga afër janë informuar edhe me historinë më të re të popullit shqiptar.

Delegacioni nga Sunderni, u nda i impresionuar me sakrificën e popullit shqiptar, por edhe me angazhimin e Komunës së Malishevës, në zhvillimin e komunës, nga pas lufta.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të …