Delegacioni shtetëror për dialogun me Serbinë, nesër do të takohet edhe me ambasadorët e vendeve të QUINT-it

Delegacioni shtetëror për dialogun me Serbinë, nesër do të takohet edhe me ambasadorët e QUINT-it

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, e ka konfirmuar se nesër delegacioni shtetëror për dialogun me Serbinë, do të zhvillojë një takim edhe me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësues të zyrës së BE-së në Kosovë. Ai ka thënë se ky takim do të mbahet me qëllim të informimit të ambasadorëve dhe shteteve të QUINT-it rreth zhvillimeve që po ndodhin. Kryekuvendari e ka konfirmuar në një konferencë për media, pas takimit që kanë pasur me udhëheqësit e grupit negociator. “Takimet do t’i kemi bashkërisht, që nesër do t’i ftojmë edhe vendet anëtare të Quintit dhe Zyrën e BE’së”, ka thënë Veseli. Ai ka thënë se të gjithë duhet që të bashkohen rreth këtij procesi. Është proces i lirisë dhe sovranitetit, proces i territorëve të shtetit tonë të pavarur, është proces i njohjes nga Serbia dhe sigurimin e ulëses sonë në OKB”, ka thënë Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …