Ministria e Shëndetësisë: Me buxhetin për vitin 2019 parashihet rritja e pagave në sektorin shëndetësor

Ministria e Shëndetësisë: Me buxhetin për vitin 2019 parashihet rritja e pagave në sektorin shëndetësor

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me grevën e mjekëve, përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se është duke e përcjell me vëmendje grevën e punonjësve shëndetësor dhe se gjatë këtij viti ka punuar për kërkesat e tyre. Siç bëhet e ditur në këtë njoftim, kjo ministri thotë se është punuar në Projektligjin për pagat në sektorin publik, të cilin e ka miratuar Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të njëjtin e ka dërguar në Kuvend. “Ministria e Shëndetësisë po e përcjell me vëmendje grevën e punonjësve shëndetësor dhe gjatë këtij viti ka punuar për kërkesat e tyre. Për këtë qëllim, është punuar në Projektligjin për pagat në sektorin publik, të cilin e ka miratuar Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të njëjtin e ka dërguar në Kuvend. Tani, MSh pret të miratohet buxheti për vitin 2019 dhe t’i hapet rruga për kalim në Kuvend edhe Projektligjit për pagat në sektorin publik. Me buxhetin për vitin 2019 parashihet rritja e pagave në sektorin shëndetësor. Krahas angazhimeve të tjera, në këto momente duhet të mendojmë dhe të kujdesemi edhe për gjendjen dhe trajtimin korrekt të pacientëve tanë, duke u angazhuar njëkohësisht që të sigurohet më e mira edhe për profesionistët shëndetësor të gjitha niveleve. MSh konsideron se të gjitha problemet mund të zgjidhen përmes bashkëpunimit dhe dialogut social”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …