Deliu-Kodra përjashton koalicionin me LV-në: PDK mbështet partneritetin me ish-opozitën

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka konfirmuar edhe njëherë se nuk ekziston vullnet politik nga partia e saj për një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Deliu-Kodra tha se preferencat e PDK-së për bashkëpunim politik janë orientuar drejt partive që kanë qenë në opozitë gjatë mandatit të kaluar, duke përjashtuar bashkëpunimin me Vetëvendosjen. “Unë mbroj partneritetin – koalicionin me parti që kanë qenë në opozitë mandatin e kaluar. Preferencat tona kanë qenë të hapura, nuk po i them vetëm pse ka thënë PDK-ja”, theksoi ajo. Megjithatë, qëndrimi i Deliu-Kodrës konfirmon vijën e qartë politike të PDK-së në raport me krijimin e institucioneve të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Kushtetuesja e shpall të pranueshme ankesën e deputetëve të PDK-së dhe të LDK-së kundër Ligjit për Zyrtarët Publikë

Gjykata Kushtetuese rreth ndryshimit të formës së votimit për zgjedhjen e kryeparlamentarit

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë një vendim sa i përket kërkesës së AAK-së të …