leoni

Fatmir Limaj: Nisma Socialdemokrate është e përkushtuar për një të ardhme më të mirë për Kosovën

Fatmir Limaj: Kosova do t’i ketë institucionet, s’ka rrugë tjetër

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të ofrojë tri vota në Kuvend për të ndihmuar në tejkalimin e krizës institucionale që ka zgjatur prej disa muajsh. Limaj ka shprehur bindjen se së shpejti do të arrihet një marrëveshje politike dhe Kosova do të formojë institucionet e reja. “Partia e parë duhet të vrapojë të bëjë shumicën parlamentare, ndërsa të tjerat duhet të lënë anash egot individuale dhe të ofrojnë bashkëpunimin”, u shpreh ai. Limaj theksoi se Nisma nuk kërkon pjesëmarrje në qeverisje dhe nuk ka interesa për pozita, por do të kontribuojë në partneritet parlamentar për të ndihmuar vendin të dalë nga bllokada. “Nisma nuk është pjesë e problemit, por e zgjidhjes. Ne do të japim kontributin tonë në Kuvend, por nuk synojmë të jemi pjesë e qeverisë”, tha ai. “Duhet të hyjmë në fazën e negociatave për marrëveshje politike, siç ka ndodhur gjithmonë në këto raste”, përfundoi Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …