Blerta Deliu: Prania e Kosovës në dialog pas deklaratës së Vuçiqit nuk ka asnjë kuptim

Deliu: Politizimi me kuadro të LDK-së i ASHAK-së po dëmton rëndë profesionalizmin dhe integritetin akademik në vend

Deputetja e PDK-së Blerta Deliu, në seancën e sotme plenare, ka komentuar rreth teksteve të historisë, për të cilat tha se jo vetëm që shtrembërojnë faktet e vërteta historike, por deri në nivelin më neveritës fyhet dhe përçmohet i gjithë populli shqiptar. Ajo tha se autorët shqiptarë në këto tekste kanë pranuar rishkrimin e historisë së Kosovës, duke pranuar relativizmin e krimeve serbe e që është në linjë të njëjtë me projektet manipuluese të Beogradit për të barazuar xhelatin me viktimën. Ajo theksoi se politizimi i skajshëm me kuadro të LDK-së i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës e dëmton rëndë profesionalizmin, integritetin akademik dhe cilësinë e punës së këtij institucioni. Ajo ndërkaq e quajti të papranueshme heshtjen e Institutit të Historisë, duke thënë se institucionet duhet të distancohen nga autorët e këtyre teksteve dhe të nisin procedurat e përgjegjësisë ndaj tyre. Në të kundërtën, ajo tha se do të legjitimohet shtrembërimi i historisë nga këto institucione.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …