Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka marrë një njoftim se në Akademinë Përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës, me rastin e shënimit të 100 vjetorit të rënies  se heroit kombëtar, Isa Boletini, marrin pjesë edhe kryetarja  e Kosovës Atifete Jahjaga dhe kryetari i  Shqipërisë Bujar Nishani. Njoftimi sipas burimit të Portalit Telegrafi, nuk është  të sakta sepse ende ne nuk e kemi një listë zyrtare të konfirmuar për pjesëmarrje në këtë ceremoni. Ne, konfirmojmë se në këtë akademi do të jenë të pranishëm përfaqësuesit me të lartë të shtetit tone, ndërsa nuk e konfirmojmë pjesëmarrjen e Presidentes Jahjaga dhe të Presidentit Nishani. Po ashtu theksojmë se prania e çdo figure të lartë publike e Kosovës dhe e Shqipërisë e nderon jetën dhe veprën e heroi kombëtarë Isa Boletini. Ne, informojmë mbarë opinionin se Akademia Përkujtimore e përpara për datën 22 janar 2016, në ora 11:00, do të mbahet një dite para me 21 janar 2016, ditë e enjten, në ora 11:00. Ndryshimi i datës është bërë për shkak të aktiviteteve të ngjeshura me 22 dhe 23 janar 2016, për vendosjen dhe përgatitjen e ngjarjes se Saraj të Shkupit. Po ashtu konfirmojmë se Akademia do të mbahet nën përkujdesjen e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.
Kontrolloni gjithashtu
Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës
Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				