DW: Qarqe qeveritare në Berlin saktësojnë se ka ardhur momenti i së vërtetës, për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor

Demokratja Jean Shaheen dhe republikani Thom Tillis shprehën përkushtimin ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor

Bashkëkryetarët e Grupit Vëzhgues të NATO-s në Senat, demokratja. Xhejn Shahin dhe republikani Thom Tillis shprehën përkushtimin  ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Ata  diskotuan për mënyrat se si Shtetet e Bashkuara mund të mbështesin aspiratat e vendeve të rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Dy senatorët i shprehën qëndrimet e tyre në një njoftim për median, pas një takimi dypartiak në Kapitol me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski dhe ministrin e jashtëm të Malit të Zi, Filip Ivanoviç të cilët ndodhen në Uashington për takimin e nivelit të lartë të NATO-s. Senatorët vlerësuan kontributet e këtyre vendeve në NATO, mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën dhe rolin e tyre ndaj stabilitetit rajonal. “Ne kemi mundësinë të demonstrojmë përkushtimin tonë ndaj Ballkanit Perëndimor duke mbështetur përparimin e secilit nga këto vende drejt anëtarësimit në BE, gjë që do të ndihmonte që aleanca jonë transatlantike të arrijë stabilitet rajonal dhe global”, tha Senatorja Shaheen.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Kosovës i duhet president i pavarur, jo vegël e qeverisë

Opinionistja Aida Dërguti, ka deklaruar se vendi ka mjaft figura me integritet dhe profesionalizëm për …