Haki Demolli

Demolli: Forcat e Armatosura të Kosovës do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, thotë se Forcat e Armatosura të Kosovës do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit. “Kjo forcë do të jetë multietnike, forcë e cila nuk do të paraqet kërcënim për asnjë vend, pasi do të jetë e ndërtuar me standarde të NATO-s”, ka theksuar Demolli gjatë një takimi me përfaqësuesit e Komitetit të Senatit Amerikan për Shërbimet e Armatosura. Ai ka shprehur përkushtimin e ministrisë që drejton dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës për sigurinë dhe stabilitetin në vendin tonë dhe stabilitetin e sigurisë në rajon dhe më gjerë. “Ne jemi të gatshëm për të kontribuar për paqen dhe për të mbështetur NATO-n në ruajtjen e paqes në rajon. Demolli e  ka njoftuar delegacionin e Komitetit të Senatit Amerikan për Shërbime të Armatosura mbi zhvillimet në fushën e sigurisë në vend si dhe kërcënimet me të cilat është duke u ballafaquar Republika e Kosovës, duke përmendur terrorizmin global, krizën e refugjatëve nga Siria dhe papunësinë në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadrijaj:  Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha po vepron në kundërshtim me Kushtetutën e vendit

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka deklaruar se kryetari i Kuvendit, …