Demolli-Krstiqeviq shprehen për avancimin e marrëdhënieve Kosovë-Kroaci

Demolli-Krstiqeviq shprehen për avancimin e marrëdhënieve Kosovë-Kroaci

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, u takua të premten në Split me ministrin e Mbrojtjes të Kroacisë, Damir Krstiqeviq, me të cilin kanë biseduar për avancimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë. Ai e ka çmuar rolin e Kroacisë si vend anëtar i NATO-s, duke theksuar se roli i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura Kroate, është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ngritjen, avancimin si dhe anëtarësimin e  Kosovës në iniciativa dhe organizma rajonal dhe më gjerë të sigurisë. Po ashtu, Demolli u shpreh se MFSK dhe FSK si dy institucione për të cilat Republika e Kosovës është duke u angazhuar që t’i avancojë në mandat dhe detyra, dhe duke qenë se për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura përveç vullnetit të brendshëm nevojitet edhe transparencë për procesin, si dhe mbështetje nga partnerët strategjik të Kosovës dhe vendeve siç është Kroacia e cila ka mbështet FSK-në, që nga ngritja e saj dhe vazhdon të jetë një prej vendeve që ofron shumë përkrahje, thuhet në komunikatë. Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes të Kroacisë, Damir Krstiqeviq falënderoi ministrin Demolli, për vizitën si dhe shprehu gatishmërinë që marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet dy institucioneve dhe dyja shteteve do t’i avancojnë më tutje edhe me një përkushtim edhe më të madh edhe në të ardhmen. Gjatë vizitë në Kroaci, ministri Demolli takoi edhe dy nënoficerët e FSK-së, të cilët gjenden për shkollim atje rreshter major i komandës Xhevdet Mataj dhe rreshter major Rexhep Bytyqi.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …