Demolli: Zhvillimet e fundit ndikuan drejtpërdrejt në ngecjen e transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur

Demolli: Zhvillimet e fundit ndikuan drejtpërdrejt në ngecjen e transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, duke folur në Akademinë përkutimore “Epopeja e UÇK-së” ka thënë se zhvillimet e fundit në Kosovë kanë ndikuar drejtpërdrejt në ngecjen e proceseve të rëndësishme për vendin, përfshirë këtu edhe transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur. FSK-ja paraqet garancinë se në të ardhmen do të shndërrohet në Forcë të Armatosur. Përvjetori i 18 i Epopesë e ka gjetur vendin me mospajtime e kundërshtime të theksuara mes partive. Andaj në këtë përvjetor, kërkoj nga të gjithë aktorët politikë t’i lënë anash interesat e grupeve apo partive vetjake dhe të kenë parasysh vetëm interesin e popullit, ashtu siç e kishte komandanti Adem Jashari dhe shokët e tij. Dhe të angazhohen për të gjetur zgjidhje për këtë situatë. Ai ka thënë se nëpërmjet krijimit të forcës së Armatosur të Kosovës, Qeveria do ta ngrehë shkallën e sigurisë së vendit për të gjithë qytetarët pa dallim, të cilët pastaj do të jenë më të sigurt.

Kontrolloni gjithashtu

Serwer

Daniel Serwer hedh poshtë zërat për “dokument amerikan” për Kosovë–Serbi

Deklarimet e analistit serb Dushan Janjiq se në Shtetet e Bashkuara po përgatitet një dokument …