leoni

Ulrike Lunacek

Lunaçek: Serbët e ndihmuan Hashim Thaçin të zgjidhet kryetari Kosovës, duke i siguruar kuorum

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, është shprehur se Serbia duhet ta njohë Kosovën, meqë ajo është e vetëdijshme se Bashkimi Evropian, pas rastit të Qipros, nuk do të pranojë më asnjë shtet anëtar që nuk i ka kufijtë e definuar. Kur ka folur për integrimin e serbëve, Lunacek ka përmendur edhe faktin se serbët janë të përfaqësuar në Qeverinë e në Kuvendin e Kosovës. “Madje e ndihmuan Hashim Thaçin të zgjidhet President i Republikës së Kosovës, duke i siguruar kuorum”. Në një intervistë dhënë Kuririt të Beogradit, ajo ka folur edhe për liberalizmin e vizave, duke thënë se kjo duhet të bëhet sa më shpejt për Kosovën, duke nënvizuar se është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që ka ende regjim vizash. Por një çështje tjetër që prek Lunacek është Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe në Kosovë. Lunacek për Asociacionin thotë se duhet të zbatohet si Marrëveshje e arritur në Bruksel mes Prishtinë dhe Beogradit. Ajo ka thënë se gjetjet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për këtë marrëveshje duhet të përfshihen në formulimin e Ligjit dhe Statutit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama me Genc Cakajn e Qemal Minxhozin sot në Hagë, kanë vizituar ish kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri Edi Rama, përshpejton krijimin e Komisionit Parlamentar të Posaçëm për Luftën kundër Dezinformimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar nevojën për një përparim të shpejtë në krijimin …