Lulzim Jashari: Nuk ka poshtërsi më të madhe sesa të vësh atdheun në rrezik për interesa personale

Lulzim Jashari: Nuk ka poshtërsi më të madhe sesa të vësh atdheun në rrezik për interesa personale

Lulzim Jashari, djali i komandantit Adem Jashari, konsideron se 17 vjet pas luftës, Kosovës po i hapen plagë të panevojshme. Në fjalën e tij mbajtur në Akademinë përkujtimore, për “Epopoenë e UÇK-së, në Sallën e Kuqe, në Prishtinë, ai ka thënë: “Në një moment të caktuar, i madhi Sami Frashri do të thoshte: Gjithsecili është detyruar t’i shërbejë atdheut të tij pa shpërblim. Nuk është për të qortuar edhe ai që i shërben atdheut të tij dhe shpërblehet. Por, nuk ka poshtërsi më të madhe sesa të vësh atdheun në rrezik për interesa personale. Andaj, i bëjmë thirrje klasës politike, për maturi e përgjegjësi ndaj shtetit të Kosovës. E themi me keqardhje që 17 vjet pas luftës, Kosovës po i hapen plagë të panevojshme. Nuk është koha për krekosje e lavde. Nuk është koha t’i marrim Kosovës, por t’i japim asaj. Mos të shesim shpirtin për hir të shijes së gojës. Për hir të të pamurit të syrit dhe dhimbjeve të trupit. Nderi dhe lavdia u takon heronjve, dëshmorëve e martirëve. Ndërsa ne puna dhe detyra për shtet-ndërtim”, tha Lulzim Jashari, duke përfunduar se ditët e marsit janë  ditë historike, ndërsa  të gjallëve u mbetët të punojnë dhe sakrifikojnë më shumë, në mënyrë që të çojnë në vend amanetin e brezave.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …